Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për implementimin e programit për pagesa direkte / subvencione 2025.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është një iniciativë e rëndësishme që synon zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Ky program do të mundësojë mbështetje për mbi 30,000 fermerë, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve të punës për ata që operojnë në bujqësi.
“Sot nënshkrova Udhëzimin Administrativ për implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2025 , program ky i cili do mundësojë zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe ngritjes së kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve”, ka shkruar Peci.
Pas nënshkrimit të udhëzimit, do të fillojë periudha 7-ditore për publikimin e tij në Gazetën Zyrtare, pas së cilës do të jepen detaje të tjera për hapjen e programit dhe mundësitë e aplikimit.
“U priftë e mbara!”, u shpreh ministri pas nënshkrimit të udhëzimit./Arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...