Ata që e duan bashkimin kombëtar, me ose pa vetëdije, po punoj për agjendën ruse. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci.
“Ne duhet ta kemi të qartë një gjë, që procesi integrues në BE dhe agjenda e bashkimit të Kosovës me Shqipëri janë agjenda kundërthënëse mes vete”, ka thënë ai.
Sipas Pecit, Evropa e bashkuar e kupton ndryshe bashkimin: Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe vendeve të tjera brenda Bashkimit Evropian.
“Vetëvendosja besoj që nuk i bën kurrfarë kontributi shtetësisë së Kosovës përmes kërkesës të bashkimit të Kosovës me Shqipëri”, ka thënë ai.
Ai hedh poshtë edhe idenë e kësaj Lëvizjeje që për këtë temë të vendoset me referendum.
“Cili shtet në Evropën bashkëkohore është krijuar si rezultat i referendumit. Realisht asnjë”, theksoi Peci.
Madje edhe referendumi i Malit të zi, thotë Peci, ishte formal.
“Ky ka qenë kusht i bashkësisë ndërkombëtare, nëse këtë do ta bënte në mënyrë unilaterale, askush nuk do ta njihte pavarësinë e Malit të Zi”, përfundoi ai.
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...