Deputetët e Parlamentit Evropian në Strasburg miratuan sot rezolutën për Kosovën, me të cilën kërkohet formimi i shpejtë i qeverisë pro-evropiane dhe përparimi në liberalizimin e vizave, por edhe dialog konstruktiv në dialogun me Beogradin, transmeton KosovaPress.
Në rezolutë, e cila u miratua me 474 vota për dhe 134 kundër, derisa 64 deputetë abstenuan, thuhet se pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë pranuar Kosovën dhe nëse të gjitha vendet anëtare do ta bënin këtë, një gjë e tillë do të ngritë kredibilitetin e BE-së në politikën e saj të jashtme dhe do të ndihmonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se në raportin e saj, të cilin sot e miratuan euro-deputetët, kërkon formimin e shpejtë të qeverisë pro-evropiane dhe përparimin në liberalizimin e vizave, si dhe vazhdim konstruktiv të dialogut me Beogradin.
“Mbështetja e sotme e gjerë në Parlamentin Evropian të raportit tim konfirmon perspektivën evropiane për Kosovën. Kjo perspektivë është e domosdoshme për demokracinë, ekonominë, por edhe zhvillimin e Kosovës drejt sundimit të ligjit. Politika e bllokadës në politikën e brendshme gjatë muajve të kaluar duhet dhënë fund. Raporti për shkak të kësaj kërkon formimin e shpejtë të qeverisë pro-evropiane dhe kthimin drejt politikës konstruktive, të drejtuar kah zgjidhja e problemeve në dobi të qytetarëve”, ka thënë Lunacek në kumtesë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...