Me rastin e fundvitit dhe fillimin e Vitit të Ri 2021, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, Shaqir Totaj, në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të strukturave të saj, i ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, duke i’u dëshiruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Në këto çaste gëzimi, ne presim Vitin e Ri 2021, me krenari dhe mirënjohje më të thellë për njëri tjetrin, për përpjekjet dhe përkushtimet për arritjet tona. Urojmë me dëshirë që Viti i Ri 2021, të jetë më i suksesshëm se viti që po e lëmë pas, thuhet në urim.
Viti i Ri 2021, le të jetë vit i angazhimeve të përbashkëta politike, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Le të jetë ky Vit i Ri, një vit i bekuar që sjell shëndet, begati, paqe dhe dashuri në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja.
Urime dhe Gëzuar Viti i Ri 2021!, thuhet në urimi./arbresh.info/
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...