Përparim Gruda, koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës për drejtësi, ka thënë se janë të papranueshme sulmet e ministres Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila ia cilësoi si anti-kushtetues Ligjin për KPK-në.
Gruda ka thënë se në asnjë vend të botës Ministria e Drejtësisë nuk e sulmon Gjykatën Kushtetuese.
“Sulmet që Ministrja e Drejtësisë i bëri sot Gjykatës Kushtetuese në konferencë për media, tregojnë se kjo Qeveri nuk respekton asnjë parim, asnjë institucion e aq më pak Kushtetutën e Kosovës”.
“Në një vend demokratik nuk mund të ndodh kurrë që një Ministre e Drejtësisë të sulmoj kështu Gjykatën Kushtetuese për vendimmarrjen e saj. Kjo qeveria është e paftë, pa program dhe pa vullnet për të bërë gjëra të mira për vendin. Prandaj, sulmet ndaj çdo institucioni ose individi që nuk mendon si ata, janë përpjekje për të mbuluar mospunën dhe paaftësinë e tyre”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...