Partia Demokratike e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe me çdo qytetar që është prekur nga vërshimet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Situata e krijuar në shumë zona të vendit, ku familje të tëra janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre pasi kanë pësuar dëme të konsiderueshme, kërkon reagim të menjëhershëm, të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional.
PDK u bën thirrje institucioneve qendrore që të marrin përgjegjësinë e plotë që u takon, duke aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetërorë për menaxhimin e situatës emergjente. Ndihma për komunat e prekura, familjet dhe bizneset duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe pa burokraci të panevojshme.
Në këto momente, prioritet absolut duhet të jetë siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe pronës, si dhe rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit në zonat e prekura.
Partia Demokratike e Kosovës, përveçse qëndron pranë qytetarëve në çdo komunë të vendit, i siguron qytetarët se në komunat ku qeveris është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme institucionale për t’u dalë në ndihmë, në mënyrë që askush të mos mbetet i vetëm në përballimin e kësaj situate të vështirë.
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë