“Qeveria në hije” e PDK-së pritet të krijohet pas festave të fundvitit.
Zyrtari i PDK-së Betim Gjoshi ka folur për formimin e kabinetit të “Qeverisë në hije” ngjashëm me praktikën e para 16 vjetëve.
Gjoshi në T7 ka thënë se menjëherë pas festave të
“Zotri Krasniqi është duke punuar në këtë drejtim bashkë me lidershipin e partisë dhe besoj që menjëherë pas festave të fundvitit do të kemi prezentimin e kabinetit të qeverisjes në hije por edhe një ndërrim të formatit të instituti për studime politike të PDK-së që ka qenë edhe zotim i zotrit Krasniqi”, ka thënë Gjoshi.
Tutje ai ka folur edhe se kush do të jetë pjesë e këtij kabineti, duke theksuar se do të dominojnë njerëzit e rinj.
“Do ta kemi gjithsesi kabinetin i cili përveç që do të jetë një përcjellës i vazhdueshëm i qeverisë do të jap edhe alternativa për shumë fusha të caktuara për qeverisje më të mirë. Do të jetë një kombinim me siguri, do të donimijë pjesa e njerëzve të rinj për arsye se në që jemi në PDK kemi nevojë për shtim të radhëve tona me qëllim që mu përgatit kurdo që vijmë në pushtet”, ka thënë Gjoshi.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi