PDK në përvjetorin e Masakrës së Poklekut: Kjo sakrificë na e përkujton se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës

19:04 | 17 Prill 2021

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë sot homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër, për të nderuar viktimat e gjenocidit serb në këto fshatra, ku u vranë mizorisht para 22 viteve.

Hoaxhaj ishte i shoqëruar nga rupi Parlamentari dhe anëtarët e kryesisë të PDK-së, kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetarit të PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, transmeton arbresh.info

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të PDK-së në Facebook.

“Me dhembje të madhe i kujtojmë 54 anëtarët e familjeve Muqolli e Elshani, që u maskaruan dhe u dogjën nga dora e armikut, dhe 24 civilë të tjerë të rënë në Çikatovë në 17 prillin e vitit 1999”, shkruhej në njoftim./arbresh.info/

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shoqëruar nga Grupi Parlamentar dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari i komunës…

Posted by Partia Demokratike e Kosovës – PDK on Saturday, April 17, 2021

 

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shoqëruar nga Grupi Parlamentar dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, sot bënë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër, për të nderuar viktimat e gjenocidit serb në këto fshatra, të cilët u vranë mizorisht 22 vite më parë.

Me dhembje të madhe i kujtojmë 54 anëtarët e familjeve Muqolli e Elshani, që u maskaruan dhe u dogjën nga dora e armikut, dhe 24 civilë të tjerë të rënë në Çikatovë në 17 prillin e vitit 1999.

Këto masakra, kjo sakrificë na e përkujton se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës.

Lavdi e përjetshme!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara