Partia Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë e cila është duke përkrahur LDK-në për zgjedhjet në raundin e dytë, i ka quajtur të pabaza dhe shpifje deklarata që i ka bërë kandidati i Vetëvendosjes Qëndron Kastrati në një emision, shkruan arbresh.info
Sekretari i PDK-së në Kamenicë, Safet Ismajli në një prononcim për arbresh.info ka thënë se PDK në Kamenicë nuk beson se këto akuza janë te vërteta, sipas tij, janë vetëm shpifje nga kandidati i VV-së dhe aktivistes së saj.
“Ne si parti në koalicion, këto akuza i quajmë të pabaza dhe shpifje, janë shpifje mediatike, diçka që nuk është e vërtetë për Shapi Surdullin. PDK nuk beson se këto akuza janë te vërteta, janë vetëm shpifje nga kandidati i VV-së dhe aktivistes e saj. Nuk besoj se edhe qytetarët do të besojnë këto lajme, sepse të gjithë e dinë se Profesori Shaip Surdulli nuk do të fyente asnjëherë Heroin e Kombit”, tha ai.
Ismajli ka thënë se VV ka bërë shpifje edhe më herët në Kamenicë.
“Vetëvendosje edhe më herët ka bërë shpifje në këtë komunë, edhe para se ne të lidhnim koalicion, thonin se ne po e përkrahim LDK-në, gjëra shumë të pavërteta”, ka thënë me tej Ismajli./arbresh.info/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell