Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë marrë sot edhe një goditje.
Njëri nga njerëzit më me ndikim të PDK-së, Naim Bazaj duket se ka ndërruar tabor.
Ai gjatë mbrëmjes së sotme ishte në fushatë përkrah kandidatit të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, në një tubim në Drenas, raporton Gazeta Blic.
Bazaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, që u mbajtën vitin e kaluar kishte shpallur kandidaturën për kryetar të Drenasit, si i pavarur, për t’u tërhequr më pastaj pas një vizite që i kishte bërë Veseli.
Mirëpo, sonte ai ishte se bashku me drejtuesit e Nismës për Kosovën.

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...