Partia Demokratike e Kosovës iu ka bërë thirrje anëtarëve të saj që gjatë fushatës elektorale të shmangin gjuhën nxitëse, fyese dhe të urrejtjes.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë një shtyllë e demokracisë, një forcë që mbron sundimin e ligjit dhe respekton rregullat e vendosura, veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore”.
“Ndërsa vazhdojmë misionin tonë, roli juaj si përfaqësues të vlerave tona të përbashkëta është më i rëndësishëm se kurrë.Në këtë frymë, ju bëjmë thirrje secilit prej jush që të:Përdorni gjuhë të respektueshme: Shmangni çdo gjuhë nxitëse, fyese ose urrejtjeje, si në komunikimet publike ashtu edhe në ato private. Le të reflektojë diskursi ynë dinjitetin e kauzës sonë”, thuhet në një postim në Facebook të cilin e ka shpërndarë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
“Promovoni drejtësinë dhe transparencën: Jepni kontributin tuaj për një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe pa konflikte, duke siguruar që veprimet tona të përputhen me parimet demokratike. Ruani sjelljen shembullore: Përfaqësoni vlerat e PDK-së me dinjitet, përgjegjësi dhe një sjellje shembullore që frymëzon besim dhe unitet”, theksohet mes tjerash në postim.
Më tutje në postim thuhet se respektimi i ligjeve dhe rregullave zgjedhore nuk është vetëm një detyrim ligjor—është një përgjegjësi morale që forcon demokracinë tonë dhe ndërton themelet për suksesin tonë të përbashkët.
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...