Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë.
Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të PDK-së në orën 15:30.
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës u shpërnda të enjten nga presidentja Vjosa Osmani. Pas konsultimeve me liderët e partive politike, ajo ka caktuar 28 dhjetorin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë kishin propozuar që zgjedhjet të mbaheshin më 21 dhjetor, por data e caktuar nga presidentja bie një javë më vonë./Arbresh.info
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...