PDK lëshon seancën

12:14 | 2 Prill 2026
E.G

Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar sallën e Kuvendit, pasi Rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës dhe viktimave të luftës nuk u vendos si pikë e parë e rendit të ditës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj kësaj vendimmarrjeje, deputetët e PDK-së u larguan nga seanca, duke e cilësuar si të papranueshme mosprioritizimin e një çështjeje që lidhet drejtpërdrejt me të kaluarën dhe drejtësinë për viktimat e luftës.

Pas largimit të tyre nga salla, deputetët e Listës Serbe u rikthyen në seancë.

Shpërndaje në rrjete sociale