Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë ka kërkuar që të shtyhet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse është tejet e rëndësishme të hidhet dritë mbi marrëveshjet e fshehta të kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radojiçiq.
Tahiri, në një konferencë për media tha se kjo legjislaturë është e kontaminuar dhe e kriminalizuar.
“Përveç faktit që Milan Radojiçiq na e paska përcaktuar pagën minimale dhe na i ka përjashtuar kategoritë më të ndjeshme, më të lavdishme nga kjo pagë dhe që paska pasur edhe kandidat të tij për Gjykatë Kushtetuese nga radhët e shqiptarëve, në çka tjetër janë të involvuar dhe kanë marrëveshje me Milan Radojiçiqin?”, tha ai.
Tahiri theksoi se PDK nuk do të bashkëpunojnë në asnjë rrethanë me Lëvizjen Vetëvendosje përderisa Grupi Parlamentar i saj udhëhiqet nga Kusari-Lila.
“Ne po ua bëjmë të qartë që me këtë parti politike nuk do të bashkëpunojmë në asnjë rrethanë, në asnjë moment, përderisa e kanë kryetare të Grupit Parlamentar një person, që tashmë është e qartë që koordinimin për vendimmarrje në Kuvendin e Kosovës e bën me Milan Radojiçiqin, me vrasësin e Afrim Bunjakut”, tha ai./Arbresh.info/
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme