Partia Demokratike e Kosovës në një deklaratë pas betimit të deputetëve dhe dështimit që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare, ka thënë sërish se është e gatshme që të marrë përgjegjësi për të formuar qeveri të re, edhe pse ka dalë e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit.
PDK-ja tha se komisioni pranoi kërkesën e tyre për të përfshirë, njohur dhe evidentuar në procesverbal faktin e dorëheqjeve individuale të kryeministrit dhe ministrave në përputhje me frymën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-kryetarit të Rahovecit, Qasim Çeska.
Sipas PDK-së, me këtë veprim, u zhbllokua procesi për betimin e deputetëve të legjislaturës së nëntë, duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe rivendosjes së normalitetit institucional.
Partia Demokratike e Kosovës i uron të gjithë deputetët që kanë marrë mandatin e tyre zyrtarisht dhe i fton ata që t’i qëndrojnë besnik detyrimeve të tyre kushtetuese dhe interesit qytetar.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike të Kosovës
Sot, duke votuar pro raportit të Komisionit Verifikues të kuorumit dhe mandateve, PDK kontribuoi në tejkalimin e një ngërçi të panevojshëm parlamentar, pas vendimit të këtij komisioni për të pranuar kërkesën tonë për të përfshirë, njohur dhe evidentuar në procesverbal faktin e dorëheqjeve individuale të Kryeministrit dhe ministrave, në përputhje me frymën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-kryetarit të Rahovecit, Qazim Çeska. Në këtë mënyrë,
Partia Demokratike e Kosovës dëshmoi edhe një herë rolin e saj shtetformues dhe përkushtimin ndaj funksionimit demokratik të institucioneve.
Me këtë veprim, u zhbllokua procesi për betimin e deputetëve të legjislaturës së nëntë, duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe rivendosjes së normalitetit institucional. Partia Demokratike e Kosovës i uron të gjithë deputetët që kanë marrë mandatin e tyre zyrtarisht dhe i fton ata që t’i qëndrojnë besnik detyrimeve të tyre kushtetuese dhe interesit qytetar.
PDK njeh të drejtën kushtetuese të partisë së parë për të propozuar kandidatin/en për Kryetar të Kuvendit, mirëpo kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përkrahjen tonë për atë kandidaturë. Ora për themelimin e institucioneve të reja të Republikës ka nisur. Përgjegjësia e parë, por jo e përhershme, bie mbi koalicionin VV-Guxo-Alternativa, i cili duhet ta trajtojë këtë moment me seriozitetin që kërkon situata politike dhe nevoja e vendit për stabilitet.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë një faktor stabiliteti, garantuese e rendit kushtetues dhe zë i fuqishëm i interesit qytetar. E përkushtuar ndaj demokracisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit, PDK mbetet e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e një qeverie të re profesionale, me Kryeministër Bedri Hamzën, dhe me objektiva të qarta për të kthyer shtetin në binarët e duhur të zhvillimit dhe integrimit – në rast se mandatari i parë dështon në sigurimin e shumicës parlamentare, siç u dëshmua qartazi edhe sot./Arbresh.info
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq