Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të folur rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror të Kuvendit.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka konfirmuar për Arbresh.info, se PDK ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim pune për të hënën.
“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim”, tha ai.
Abdullahu tha se pjesëmarrja e Krasniqit në këtë takim do të jetë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja
“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka konfirmuar ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit
A do të shkojnë në darkën e punës të thirrur nga Kurti, flasin nga AAK-ja
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...