Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga formimi i Komisionit Hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.
Sipas tij, Komision Hetimor duhet të ketë edhe në rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar.
“Kemi ngritur disa pyetje rreth zhdukjes së mostrave të Deharit dhe pastaj gjetjen e tyre dhe duhet gjetur dritë për këtë rast. Javën e kaluar jemi njoftuar për nja skandal për përllogaritjen e borxheve nga ambalazhuesve te ujit. Për këtë cështje duhet të themelohet një komision parlamentar dhe duhet të trajtohet” ka deklaruar Tahiri./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...