Bernard Nikaj nga PDK tha se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë pa vonesa në heqjen e tarifës prej 10% ndaj mallrave të SHBA-së.
Ai tha se mbajtja e kësaj tarife ndaj produkteve amerikane nuk ka domethënie ekonomike “e aq më pak arsyetim politik”.
“Për Kosovën, partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një bosht strategjik dhe ekonomik të pazëvendësueshëm — shumë më të rëndësishëm sesa pesha që ka tregu i Kosovës për ekonominë amerikane. Në këtë kontekst, mbajtja e tarifës prej 10% ndaj produkteve amerikane nuk ka domethënie ekonomike, e aq më pak arsyetim politik. Në këtë moment ajo dëmton drejtpërdrejt interesat afatgjata të shtetit të Kosovës dhe cenon lidhjet me aleatin tonë kryesor. Heqja e menjëhershme e kësaj tarife është jo vetëm një veprim racional, por edhe një sinjal i qartë politik se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të marrëdhënieve me SHBA-në”, ka shkruar Nikaj në Facebook.
Ai tha se çdo vonesë në këtë drejtim duhet të interpretohet si “mungesë vizioni dhe joseriozitet nga ana e Qeverisë së Kosovës në raport me aleancat kyçe të vendit”.
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...