Partia Demokratike e Kosovës po e pret momentin e fundit që t’i publikojë kandidatët për kryetarë komunash. Vetëm Zenun Pajaziti nga kjo parti një ditë më parë ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Gjilanit.
Po atë ditë zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se janë në “fazën përfundimtare” të hartimit të listave, por as ai nuk ka dhënë ndonjë emër se kush janë kandidatët e propozuar nga degët.
I kontaktuar të hënën nga gazeta, Stavileci nuk ka pranuar të flasë duke thënë se është “shumë i zënë”.
Për dallim nga PDK-ja, partitë e tjera tashmë kanë shpalosur kandidaturat e tyre për kryetar në shumicën e komunave.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...