Posti i drejtorit të Doganave ka futur në “luftë” dy partnerët e koalicionit qeveritar. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kontestuar zgjedhjen e drejtorit të ri. Por, në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se procesi ka qenë i rregullt, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Zgjedhja e Bahri Berishës për drejtor të ri të Doganave të Kosovës ka futur në “luftë” dy partnerët e koalicionit qeveritar, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Për të ardhur në këtë pozitë Berisha ka pasur përkrahjen e LDK-së, ndonëse në garë për këtë pozitë ka qenë edhe Lulzim Rafuna, ish-drejtor i Doganave, ku nën menaxhimin e këtij të fundit Dogana viteve të fundit në masë të madhe ka rritur të hyrat për buxhetin e shtetit.
Ditë më parë ish-kreu i PDK-së, aktualisht presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, e ka konsideruar si të jashtëligjshëm procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri.
Por, të hënën, disa ditë më vonë, Ministria e Financave (MF) e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti i LDK-së ka sqaruar opinionin se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri është konform procedurave të parapara.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...