Dega e PDK-së në Prishtinë ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes në këtë komunë duke thënë se ajo po lëshon leje ndërtimi në bazë të interesave personale e politike.
Laura Zherka, asamblise e kësaj partie në komunën e Prishtinës tha se ‘klani’ i Vetëvendosjes i mohon të drejtën në mënyrë selektive qytetarëve për të marrë leje ndërtimi.
Ajo ka përmendur disa raste ku sipas saj qeverisja e Shpend Ahmetit ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, shkruan arbresh.info.
“Gjithë gojën e kanë barazi deri sa janë kampion të pabarazisë. Kemi rastin në Rrugën B ku administrata e Shpend Ahmetit lëshon leje ndërtimi në hapësirë gjelbëruese, në kundërshtim me planin rregullues. Një tjetër rast është në Lagjen Lakrishtë ku në një hapësirë prej 500 metra katrorë, qytetarit nuk i lëshohet leja e ndërtimit kurse një investitori tjetër, me të njëjtat kushte i lejohet”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën