Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për daljen e 1,300 bizneseve në treg të lirë të energjisë.
Vendimin e dorëzoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.
Para mediave, ai tha se ky vendim nxjerr në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë dhe rrezikon qindra mija vende pune.
“Unë besoj se me grupin tone te juristëve kemi argumentuar mjaftueshëm që vendimet e këtyre dy gjykatave janë vendime qe bien ndesh me rendin dhe Kushtetutën e vendit, prandaj ne kërkuam një masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë që të pezullohet dhe pastaj ky vendim në konsultë të anulohet”, tha Tahiri./Arbresh.info




Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar