Sot, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbështetur edhe nga deputetë të grupeve tjera parlamentare, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësim të çështjes së kushtetutshmërisë të vendimeve të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, vendime me të cilat PDK vlerëson se është shkelur Kushtetuta e Kosovës.
“Ne e kemi pasur një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese që ka treguar se vendimet e tilla te kufizimit te lirive nuk mund të merren nga Qeveria, por Kryeministri Kurti ka vendosur me vetëdije që ta vazhdoje shkeljen e Kushtetutës, tani nëpërmjet Ministrit të tij, z. Arben Vitia”, tha deputetja e PDK, Besa Ismaili.
“Bëhet fjale për vendimet që shkelin të drejtën e lirisë së lëvizjes nga Neni 35 i Kushtetutës së Kosovës, si e drejtë e garantuar për qytetarët e Kosovës, si dhe Neni 55 i Kushtetutës, i cili shprehimisht përcakton se kufizimet e disa të drejtave të lirive të njeriut mund të bëhen vetëm me ligj”, tha ajo.
Duke folur në emër të PDK, deputetja Ismaili ftoi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë kujdes në përballje me pandeminë me coronavirus.
“Lufta jone ndaj pandemisë së COVID19 është e përbashkët, ashtu siç duhet të jetë e përbashkët lufta jonë për ruajtjen e parimeve demokratike të shtetit tonë dhe respektimin e Kushtetutës”, tha deputetja Ismaili.
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...