Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë homazhe në Prekaz për nder të ditës së Pavarësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri teksa ka shpërndarë pamje ka thënë se edhe ky 28 nëntor po festohet pa ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, shkruan Arbresh.info.
“Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve! Gëzuar për të gjithë ata që u angazhuan për lirinë e Kosovës. Sot përkujtojmë me nderim dëshmorët, luftëtarët e lirisë, të burgosurit politikë dhe të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare.
Edhe në këtë 28 Nëntor, po festojmë pa themeluesit e UÇK-së, falë të cilëve festojmë krenarë në Kosovën e lirë – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – të cilët po vazhdojnë ta mbrojnë drejtësinë e luftës sonë për liri”, shkruan ai.
Pjesë e homazheve ishte edhe Hysni Gucati i cili para pak javësh u lirua nga Haga./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...