Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që Ministrinë e Shëndetësisë që llogaritet më e rëndësishmja dhe ka nevojë për reforma rrënjësore për të ofruar shërbime adekuate për qytetarët, t’ia besoj nënkryetarit Uran Ismaili – i shkolluar në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili që njëherit ka qenë prej vitit 2013 edhe shef i stafit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas shkuarjes në studime në Harvard ka studiuar në fushën e menaxhmentit dhe administratës publike me profesorët e njohur të këtij universiteti si Ricardo Hausmann dhe profesorin më të njohur në fushën e konkurueshmërisë, Michael Porter dhe eksperten ndërkombëtare financiare, Laura Alfaro.
Uran Ismaili është bërë pjesë e PDK-së që nga viti 2007 duke mbajtur pozita të rëndësishme në hartimin e programeve partiake, ndërsa ka punuar në shumë projekte të rëndësishme të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Gjatë punëve të deritashme, përpos politikave zhvillimore ai është shquar si iniciator i programeve të ndryshme me USAD-in si dhe duke qenë përfaqësues i Qeverisë në negociata me Bankën Botërore për marrjen e kredisë zhvillimore./arbresh.info/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...