Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, ka thënë se është i mendimit ta vazhdojë partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai ka thënë se janë në fazën përfundimtare të zyrtarizimit të koalicionit me PDK-në, por pritet vetëm konfirmimi i Këshillit Drejtues të PD-së.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Agani ka thënë se nga bisedat që kanë pasur me zyrtarë të PDK-së, kanë kërkuar që PD-ja të jetë prijëse e proceseve në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit.
Ai ka theksuar se nëse PD-ja shkon në koalicion me PDK-në do të përfaqësohet me pesë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Agani ka thënë se koalicioni PDK-PD i ka të gjitha parakushtet të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...