Partia e Drejtësisë fuqishëm dënon sulmin terrorist në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i shpreh ngushëllime më të përzemërta gjithë familjareve të viktimave të pafajshëm, duke shpresuar se e keqja të përfundojë njëherë e përgjithmonë.
“Çdo akt terrorist, kudo që ndodhë në botë e veçanërisht në shtetin i cili çdo herë ka qenë mbështetës i Kosovës, dhe gjithë shqiptarëve, ngjallë ndjenjat e pikëllimit e dhembjes dhe njëkohësisht e rritë solidaritetin të çdo qytetar i Kosovës dhe institucionet e vendit:, thuhet në reagim.
PD thekson se do të qëndrojnë të bashkuar në çdo situatë kundra kësaj të keqe që po e rrënon civilizimin njerëzor, duke e kërcënuar rendin dhe ligjin me të cilën udhëhiqet bota e civilizuar.
“Asnjëherë në historinë e njerëzimit agresiviteti i vrazhdë e primitiv nuk ka arritur t’i mposhtë vlerat e as vullnetin njerëzorë për të jetuar të lirë nën ombrellën e vlerave qytetëruese”, thekson PD.
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...