Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është marshuar në sheshet e kryeqytetit.
“Patriarkati vret”, ishte një prej mbishkrimeve gjatë marshimit.
Në mesin e shumë qytetarëve të pranishëm ishin edhe Vjosa Osmani e Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Marshi organizohet nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, në kërkim të një jetë pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë.
Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.
Organizatorët kanë kërkuar që të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.

Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...