Pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit e ka deklaruar edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.
Isufi është pronar i tre banesave, në vlerë 75 mijë euro, 39 mijë dhe 35 mijë euro.
Në pronësi të tij ai ka deklaruar edhe një shtëpi në vlerë 80 mijë euro, si dhe tokë në vlerë gati 130 mijë euro.
Ahmeti posedon një veturë të tipit “BMW” X5, në vlerë 12 mijë euro.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ai i ka deklaruar vetëm 320 euro.
Kurse detyrime financiare ai ka ndaj një institucioni financiar dhe një personi fizik

“Në vitin 2018 kam marrë kredinë prej 10.000 E në Raiffaisen Bank dhe kam marrë huazim 25.000 E nga Q.I për blerjen e banesës në Durrës. Të gjitha procedurat janë zhvilluar përmes noterit dhe transferimi i mjeteve përmes Raiffaisen Bank.”, ka sqaruar mes tjerash ai.
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...