Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka marrë një zotim nga Komuna e Prishtinës, që të bëhet pagesa e mjeteve të arkëtuara nga Komuna për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave,
Sipas njoftimit të “Pastrimit” ky shërbim është kryer nga ta për më shumë se katër muaj, pa asnjë ndërprerje, shkruan Arbresh.info.
“Ky obligim financiar është i konfirmuar me vendim gjykate, e cila njeh vlefshmërinë e kontratës dhe punës së kryer nga “Pastrimi”. Rikujtojmë se pagesa e mbeturinave duhet të bëhet drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi”, sipas rregullores së Kuvendit Komunal, vendim ky që është validuar nga Gjykata Supreme e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të këtij zotimi, “Pastrimi” thotë se komuna është zotuar të bëjë edhe pagesën për shërbimin e kryer nga ta prej 2.5 milionë euro.
“Theksojmë se ky zotim duhet të formalizohet dhe të nënshkruhet sa më parë, për të garantuar stabilitetin financiar të ndërmarrjes, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe ofrimin pa pengesa të shërbimeve për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X