Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës për mirëmbajtjen e hapësirave publike, por thekson se ky është vetëm një hap i parë drejt normalizimit të situatës me mbeturinat në kryeqytet.
Në një komunikatë zyrtare, kompania ka theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prishtinës për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Nënshkrimi i kontratës sipas “Pastrimit” u bë në dakordim me përfaqësuesit e punëtorëve, si një shërbim shtesë.
“Megjithatë, kjo kontratë nuk e adreson problemin themelor, i cili ka të bëjë me shërbimin primar të largimit të mbeturinave nga qyteti, si dhe me pagesat e papaguara për më shumë se katër muaj. Këto mjete janë thelbësore për të siguruar furnizimin me naftë dhe për të rifilluar menjëherë operimin e rregullt, duke garantuar gjithashtu edhe stabilitet financiar afatgjatë”.
Prandaj, ata kanë kërkuar nga Komuna që të ulen urgjentisht për të zgjidhur këtë çështje, për shërbimet bazë dhe obligimet financiare të papaguara deri tani, kjo sipas tyre do të ishte mënyra që t’i kthehen normalitetit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Prishtinës.
“Pastrimi” ka thënë se janë të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim, në çdo kohë./Arbresh.info
Nesër varroset 27-vjeçarja që humbi jetën në rrethana të dys...
Alban Shabani prezantohet tek Ferizaj
Kurti: Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë ...
Nga klasat në bregdetin shqiptar – SBASHK shpërblen arsimtar...
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Ardian Osmanit, i cili...
Irani pretendon se ka goditur qendrën e Mossadit