Pavarësisht kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të bëhet pastrimi i listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, me arsyetimin se këto të fundit janë të fryra, përfaqësuesit e veteranëve thonë se një gjë e tillë është e pamundur.
Vlerësohet se një reduktim i tillë i numrit të veteranëve është i pamundur nga kjo klasë politike, me arsyetimin se kjo e fundit e rriti artificialisht numrin e veteranëve.
Në anën tjetër, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se po punojnë në këtë drejtim.
“Po i vazhdojmë konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve, e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme, edhe më të madhe për veteranët dhe kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...