Ministri i Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se sot në në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, kanë paraqitur hollësisht shqetësimet, çështjet dhe problemet që ai ka biseduar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Tiranë e në Prishtinë.
Ai njoftoi se pas këtij takimi, është hapur rruga që atje të shkojnë deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar, për të shpalosur qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave në Luginën e Preshevës.
“Takime të kësaj natyre janë vetëm pjesë e një përpjekje më të përgjithshme për të rritur ndjeshmërinë e çdo institucioni ndërkombëtar për këtë çështje. Në fakt, çdo institucion ndërkombëtar me përfshirje në këtë çështje do të vihet në dijeni për këtë problem jashtëzakonisht të madh për të drejtat themelore të shqiptarëve në Luginë. Tani, nga Konpenhagen do të nisemi menjëherë në një qendër tjetër Evropiane, për t’i dhënë zë e forcë Luginës”
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...