Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë ka thënë se edhe Kosova por edhe Serbia duhet të ndryshojnë kushtetutën e tyre në mënyrë që të arrijnë progres në dialog, raporton Gazeta Express.
Lajçak i cili po qëndron në Beograd pas vizitës në Prishtinë ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk e ndryshojnë Kushtetutën atëherë nuk hapësirë për dialog.
“Mesazhi im në Prishtinë ishte se Kushtetuta nuk është Bibla, dhe nëse ke hyrë në këtë proces atëherë duhet të jesh i gatshëm ta ndryshosh Kushtetutën. Kur dhe si do të jetë më e qartë në fund të procesit. Ne nuk mund të pranojmë letrën e kushtetutës si vijë të kuqe. Nëse Beogradi qëndron në kushtetutën e vet dhe Prishtina në kushtetutën e vet atëherë nuk ka hapësirë për dialog”, ka thënë Lajçak teksa ka shtuar se Asociacioni është nënshkruar dhe duhet të zbatohet.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë