Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Por, sipas IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive të shiut, erërave të përkohshme të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit.
IHMK bën të ditur se reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Si rezultat, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.
Temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 31 dhe 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa do të fuqizohet përkohësisht në zonat ku zhvillohen proceset stuhore.
IHMK u rekomandon qytetarëve të ndjekin njoftimet dhe përditësimet zyrtare të motit, si dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të paraqitjes së bubullimave, erërave të forta dhe reshjeve intensive.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...