Nëna e të ndjerës Diana Kastrati, e vrarë në Prishtinë vite më parë nga ish-burri i saj, i cili është ende në kërkim, ka bërë një shkrim prekës në Facebook, pas pllakatës së vënë në kryeqytet me emrin e të bijës së saj të ndjerë.
Emri i Dianës dhe i Zejnepe Bytyqit, që të dy gra të vrara nga burrat e tyre, për dhunën ndaj të cilave shteti ishte paralajmëruar, por nuk kishte vepruar, janë vendour në dy prej billbordeve të kryeqytetit, afër monumentit Newborn.
Nëna e Dianës, Makfire Kastrati ka shkruar në facebook se nuk kishte besuar që mund ta kalonte posterin me emrin e Dianës në qytet pa e vënë re.
Shkrimi i plotë:
Nuk e kisha besu qe mund ta kaloj fotografin me emrin tend ne qytet e mos te ve re.
Kur ishe e vogel enderroja se si do te dukesh e madhe, kur rregulloja flokt tua te bukura e te gjata, mendoja qka do te behesh kur te rritesh.
Kur te veja ne gjume, lutesha tek Zoti te kujdeset per ty, te fal fatin e mire.
Mua, nones Diane, sot me ndodhi te kaloj tek fotoja jote ne qytet, qe kishin vendos vajzat e qytetit per kampanjen “EDHE SA THIRRJE TE HUMBURA” me emrin tend DIANA KASTRATI dhe mos ta vej re.
Nona kame enderruar gjerat me te bukura per ty, e nona mbet pa ty ne moshen tende me te mire. Ti doje te ishe e famshme, po ndryshe. Ti besoje qe emri yt eshte i madh, e emri yt u be sinonim i dhunes ne familje, i mentalitetit tone te poshter, i vrasjes se gruas.
Diana, ti bashk me Zejnepen e gra tjera, ju morre jeta nga ata qe ju dhate femijet, nga ata qe ish dashur te ju duan.
Qika jeme, Diana, emrin tend nuk po e lejojn te harrohet qikat e qytetit.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...