Ipeshkvia e Kosovës u ka kërkuar besimtarëve që të luten nga shtëpitë, pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremoni dhe aktivitet fetare.
Zëdhënësi i Ipeshkvisë, Don Fatmir Koliqi, ka thënë se janë të bindur që masat janë marrë në dobi të ruajtjes së shëndetit të të gjithë qytetarëve, derisa i ka ftuar besimtarët që t’i respektojnë.
“Ne, Kisha Katolike në Kosovë, i kremtojmë meshët sipas normave liturgjike nëpër Kishat tona, gjithnjë duke i respektuar masat, sepse jemi të bindur se ato janë marrë në dobi të jetës dhe ruajtjes së shëndetit të gjithë qytetarëve/eve të vendit tonë. Për këtë arsye, ne i ftojmë besimtarët/et tanë që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe nga shtëpitë e tyre të na bashkohen në lutje”, ka deklaruar Koliqi për Express.
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...