Kandidati nga PDK për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka refuzuar kërkesën e Komunës dhe ka ndaluar vazhdimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ismaili e ka cilësuar këtë situatë si shembullin më të qartë të keqmenaxhimit të jashtëzakonshëm nga ana e kryetarit aktual të Prishtinës, duke theksuar se pasojat po i bartin qytetarët me orë të tëra në trafik.
“Konfliktet nëpër gjykata po i paguajmë ne qytetarët e Prishtinës. Që tri vite sheshi është i mbyllur pa plan dhe pa asnjë rrugë alternative,” u shpreh ai.
Në zotimin e tij të parë, Ismaili theksoi pas besimit të qytetarëve më 12 tetor, vendimi për hapjen e sheshit do të merret në javën e parë të qeverisjes së tij.
“Unë do ta marr vendimin për hapjen e sheshit në javën e parë. Për këtë më duhet mbështetja juaj më 12 tetor. Mos rrini anash, ngritni zërin dhe organizohuni,” tha kandidati për kryetar të kryeqytetit.
Ai përsëriti se Prishtina nuk mund të përballojë më vite të tjera bllokadash e improvizimesh dhe se koha për ndryshim ka ardhur./Arbresh.info
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...