Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas vdekjes së dy punëtorëve në një vendpunishte në Gjakovë.
Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Rr. Bardhyl Qaushi & Yllka Domi-Gjakovë 21.07.2025 – 08:00. Emergjenca e qytetit në Gjakovë ka lajmëruar se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor pasi që dyshohet se kanë rënë nga një lartësi deri sa kanë qenë duke punuar në një punishte. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Si pasojë e lëndimeve të dy viktimat kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilave e kanë konstatuar mjekët. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
LEXO EDHE:
E rëndë/ Dy punëtorë ndërtimtarie humbën jetën sot në Gjakovë
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...