Tash e një orë ka filluar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Deri më tani, në selinë e VV-së ka arritur Kryeparlamentari Glauk Konjufca, anëtarët e partisë Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci, Tinka Kurti, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi dhe Fitore Pacolli.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet presidentit.
Kujtojmë se pas takimi Kurti-Thaçi, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre.
Ndonëse kryesia e kësaj partie është duke diskutuar në këtë momente për emrin e mandatarit, një takim tjetër i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti nuk është paraparë ende më Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
Kujtojmë se këto dy parti tash e tre muaj janë në përpjekje për arritjen e një marrëveshje për koalicion por posti i Presidentit ka bllokuar këto bisedime.
Ndryshe të hënën ndonëse pa një marrëveshje paraprake Kryetari i Vetëvendosjes ka bërë publike emrat e 5 ministrave nga kjo parti.
Kurti ka ftuar që të njëjtën ta bëjë edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa./arbresh.info/
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...