Petar Petkoviq nga Qeveria e Serbisë është deklaruar për media pas takimeve në Bruksel.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndroj edhe për një kohë të gjatë në Bruksel.
Ai u shpreh se Vuçiq nesër do të deklarohet për media.
“Pas përfundimit të takimit trepalësh, Vuçiqi do të qëndroj edhe për një kohë në Bruksel, nesër do të deklarohet për media”, ka deklaruar Petkoviq, raportojnë mediat serbe.
Ai ka thënë se është skeptik për marrëveshje dhe këtë do ta bëj të ditur, presidenti Vuçiq.
Ndryshe, me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel sot në Bruksel po takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pa datë të përfundimit
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...