Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është takuar me ekipin e Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.
Me anë të një postimi në Facebook, Abrashi ka paralajmëruar projekte infrastrukturore që do ta integrojnë Kosovën më mirë, do të zhvillojnë ekonominë dhe do të hapin vende pune.
Postimi i plotë i Abrashit:
Takime produktive për projekte të rëndësishme
Projekte infrastrukturore, që do ta integrojnë Kosovën më mirë, që do të zhvillojnë ekonominë dhe hapin vende të reja të punës ishin temat që diskutuam me ekipin e Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC).
Bashkë me ministrin, Blerim Kuçi, takuam ekipin e DFC, Caleb McCarry, John Jovanovic dhe Brian Martalus, që tregaun përkushtim për të siguruar financa për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në Kosovë dhe për ta ndihmuar edhe sektorin privat.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C