Zyra e Bashkimit Evropian, përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar do të mbajnë një konferencë për shtyp ONLINE më 2 shkurt në ora 9:00 të mëngjesit.
Konfernca do të mbahet përmes platofrëm Zoom dhe do të transmetohet edhe në Facebook në faqen zyrtare të BE-së.
“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar, do të mbajnë një konferencë për shtyp ONLINE më 02/02/2022 në orën 9:00 paradite. Për shkak të situatës së pandemisë, një numër i kufizuar i gazetarëve do të mund të marrin pjesë në konferencë. Transmetimi i drejtpërdrejtë i konferencës për shtyp do të jetë i qasshëm përmes llogarisë së BE-së në Kosovë në Facebook”, thuhet në njoftim.
Lajçak dhe Escobar kanë arritur në Kosovë, a ta do të takohen sonte me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s