Një burrë i moshës 65 vjeçare ka pësuar aksident trafiku, pasi që sa ishte prapa timonit kishte përjetuar atak kardiak.
I njëjti nuk i ka mbijetuar sulmit dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.
“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtine -Mitrovice saktësisht ne fshatin Milloshevë e kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku. Mirëpo bazuar ne ekzaminimet fillestare si dhe ne konstatimet qe kemi marre nga ekipi mjekësor ne vendngjarje e gjithë kjo ngjarje dyshohet te ketë ardhe pas një komplikimi shëndetësor (dyshohet sulmi kardiak) qe ngasësi i automjetit ka pësuar. Gjë kjo qe ka bere qe vozitësi ne mënyrë te ngadalësuar te devijoj nga rruga. Viktima A. B. Mashkull 65 vjec ka nderruar jete ne vendngjarje. Njësitet policore ne bashkëpunim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar ne sqarimin e rrethanave te kësaj ngjarje, ndërkohë qe me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...