Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut njofton se nga data 01.09.2025 ka intensifikuar inspektimet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe për të monitoruar çmimet e teksteve shkollore.
MINT njofton se ky hap është një masë për të siguruar respektimin e kërkesave ligjore dhe për të mënjanuar shkeljet që mund të dëmtojnë konsumatorët si dhe krijimtarinë intelektuale.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka inspektuar mbi tridhjetë (30) operatorë ekonomik të ndryshëm të cilët ushtrojnë këtë veprimtari dhe në të gjitha rastet ku janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, inspektorët e tregut kanë marrë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Me qëllim të respektimit të të Drejtave të Autorit Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdoj edhe ditëve në vijim që të realizojë kontrolle të rrepta ndaj shtëpive botuese dhe shpërndarësve për të siguruar që qarkullimi në treg i teksteve shkollore është në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdoj edhe ditëve në vijim që në mënyrë rigoroze të monitorojë çmimet e teksteve shkollore në të gjithë tregun, me qëllim sigurimin që ato të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me rregullat e konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë, përfshirë shtëpitë botuese dhe autorët, të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente për të siguruar një treg të drejtë dhe transparent, duke respektuar të drejtat e autorëve dhe duke siguruar çmime të arsyeshme për tekstet shkollore./Arbresh.info
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...