Karateisti Islam Selmani është pritur nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pas kthimit të tij nga Kajro.
Njëzet vjeçari është shpallur nënkampion bote në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke u bërë kështu karateisti i parë nga Kosova që arrin në këtë nivel. Ai në finalen e kategorisë është mposhtur nga turku Eray Samdan, të cilin e kishte mundur më herët në fazën e grupeve.
Në pritje kanë marrë pjesë edhe përzgjedhësi Isak Curri, kryetari i Federatës së Karatesë, Besart Baruti, si dhe sportistë të tjerë.
Çeku e ka vlerësuar lart suksesin historik të Selmanit.
“Mirë se erdhe në shtëpi, kampion! Islam Selmani u kthye sot në Kosovë si nënkampion i botës në karate. Pata kënaqësinë ta mirëpres në zyrë, së bashku me përzgjedhësin Isak Curri, kryetarin e Federatës së Karatesë, Besart Baruti dhe sportistët tjerë. Ky është një rezultat historik për sportin tonë dhe një dëshmi e punës dhe vendosmërisë e Islamit. Ai na bëri krenarë të gjithëve dhe e ngriti karatenë e Kosovës në majat e garave botërore”, ka thënë ai.
“Ky triumf është frymëzim për të gjithë sportistët tanë. Urime Islamit dhe gjithë ekipit!”, shtoi Çeku./Arbresh.info
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...