Donjeta Sahatçiu ka reaguar pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për shkarkimin e saj nga posti i nënkryetares së Prishtinës nga radhët e PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Sahatçiu ka falënderuar përkrahësit e saj, ndërsa ka uruar Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK për pozitën e re, përcjell Arbresh.info.
“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit! Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare. Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër! Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..”, ka shkruar Sahatçiu./Arbresh.info
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...