Është bastisur banesa e politikanit serb Nikolla Sanduloviq që është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Bastisja është bërë me kërkesë të prokurorit dhe miratim të gjykatës.
Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, për RTK ka thënë së banesa e tij është bastiru me arsyetim të sigurimit të provave për veprën penale që është përhapja e urrejtjes nacionale ndaj serbeve.
Me këtë akt, sipas tij, Serbia po e tejkalon Bjellorusinë për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Avokati Stojkoviq ka thënë se e kanë rrahur keçë dhe se gjendja shëndetësore është jotabile.
Politikani serb Nikolla Sanduloviq pas arrestimit dhe rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.
Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar