Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media.
Sipas njoftimit konferenca fillon nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Në këtë konferencë, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, do t’i drejtohet mediave për të adresuar rangimin e fundit të Kosovës në Indeksin e Lirisë së Mediave, të publikuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët Pa Kufij”.
“Të nderuar kolegë, ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për media që do të mbahet sot, 02 maj, nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AGK-së./Arbresh.info
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...