Njohësi i Ballkanit, Edward Joseph, ka folur në lidhje për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, në veri të vendit, ku u mundësua asistimi i vendosjes së kryetarëve të rinj në zyrat përkatëse.
Joseph ka përmendur vizitën e Aleksandar Vulinit në Rusi, duke thënë se cilat janë pasojat e Serbisë për këtë vizitë?
Këtë lëvizje të Serbisë, njohësi i Ballkanit e vlerëson shumë më të dëmshme se veprimin e kryeministrit Albin Kurti në veri.
“Destruktiviteti i Beogradit do të thotë se SHBA-ja ka tejkaluar reagimin duke kërcënuar “pasojat për marrëdhëniet” me Prishtinën. Cilat janë pasojat për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë? Vulin (dhe Dodik) në Moskë simbolizojnë një politikë të Vuçiçit shumë më të dëmshme sesa manovra e pamatur e Kurtit”, shkroi Joseph.
Lexo edhe:
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”